Lajme

Haradinaj-Kurtit: Gjejë zgjidhje ose jep dorëheqje, shkarkoje Nagavcin dhe hap shkollat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ju është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke i thënë ose të ndalë grevën ose të jep dorëheqje.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se kryeministri ose duhet të jep një zgjedhje ose të pranoj se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë.

“Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti! Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë! Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj ju drejtua Kurtit duke i thënë se kush është ai që me ‘kryeknaqësinë‘ e tij është duke bllokuar shtetin.

Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër! Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde!

Tutje, ai kërkoi shkarkimin  e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit si dhe të merret vendimi që të hapën shkollat.

Kurti: Sindikalistëve të PAN-it iu është ndalur sahati me 5 qershor 2017 – SHQIP.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë ka folur për grevën në procesin mësimorë.

Deri sa ka votuar në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij, Kurti ka folur edhe për grevën.

Ai është shprehur se Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it i është ndalur sahati me 5 qershor 2017. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

Kurti është shprehur i bindur se nxënësit dhe prindërit duan që të fillojë mësimi.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.

 Jasharaj: Anëtarët e SBASHK-ut kur të vijnë zgjedhjet votojnë për parti të ndryshme – SHQIP.com

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se pjesë e anëtarësisë së tyre janë edhe persona të cilët në zgjedhje votojnë për parti të ndryshme.

Jasharaj për Shqip.com ka thënë se tendenca e kryeministrit Albin Kurtit për të përçarë anëtarësinë është e kotë.

“Anëtarësia e SBASHK-ut kur të vjen koha për të votuar, një pjesë votojnë për LDK-në, disa për PDK-në, Aleancën, Vetëvendosjen por e thash se kolegët tonë të komuniteteve të tjera votojnë për subjektet të cilat i përkasin. Nëse ai e ka pasur tendencë për të krijuar mëdyshje e përçarje po shihet  se është  e kotë se këto deklarata përsëriten dhe për të mos u harruar dhe vjetruar përkujdesen edhe disa penalistë e analistë afër tij në emisionet televizive”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se Kurti është dashur që të zhvillojë takime këtë fundjavë me sindikalistët në vend se të këtyre deklaratave se sindikatat janë të ish-koalicionit PAN.

Ndryshe sot bëhen 1 muaj që kur SBASHK-u ka shpallur grevë në procesin mësimorë, por përkundër kësaj disa shkolla në Kosovë tashmë kanë filluar të mbajnë mësim./Shqip.com