Lajme

(E përditësuar) Imer Imeri zbulon personat lidhur me vrasjen e vëllait të tij

Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri
Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri

Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka thënë se ai i di të dyshuarit e vrasjes së vëllait të tij, duke shtuar se beson se Gjykata Speciale do të hedhë dritë mbi atë se çfarë ndodhi më vëllain e tij.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjin, Imeri ka thënë se urdhëruesit janë tani në proces.

Besoj plotësisht që do të zbardhet rasti megjithëse se vrasësit i dimë ka kohë, por urdhëruesit janë tani në proces dhe do t’i dimë edhe ata përmes Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i sigurt për emrat që siç thotë ai e kanë ekzekutuar Haki Imerin.

“Jam i sigurt për emrat që e kanë ekzekutuar sepse policia e UNMIK-ut atëherë edhe EULEX edhe policia jonë ma kanë dëshmuar që ata persona janë, ish Agron Sylejmani që më 17-18 marsi e kanë vrarë policia e UNMIK-ut te Vushtrria, ish Naim Kadriu dhe Avni Feta, ish-polic i Kosovës nga policët e parë. Asnjëri nga ta nuk më kanë kontaktuar fare.  Këta persona nuk kanë hyrë në burg. Nuk ka pasur proces gjyqësor sepse gjyqësia ka qenë e shkelur në fyt”.

Ai thotë se këtë çështje e ka adresuar te krerët shtetëror, por që vetëm nga Hajredin Kuçi kishte marrë përgjigje.

Lexo edhe:
Në përvjetorin e vrasjes së Haki Imerit, djali i tij publikon fragmente nga ditari i shkruar në ditën e ndodhjes së rastit

I kam shkruar Atifete Jahjagës, Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Ismet Kabashit, Hajredin Kuçit, Bajram Rexhepit, Shpend Maxhunit, i kam shkruar, dhe i vetmi që më ka kthyer përgjigje është Hajredin Kuç֛i i cili më ka thënë se më vjen keq, e kemi gjyqësinë e pavarur dhe drejtohuni tek ata. I kam shkruar shefit të EULEX-it, nuk është përgjigjur fare, i kam shkruar ambasadës amerikane, për dy ditë më është lajmëruar. Ambasada amerikane më kanë premtuar se kjo punë do të ecë përpara”.

Të gjithë ata që janë atje kanë vrarë shqiptarë”, ka thënë Imer Imeri, duke aluduar në ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë.

Lexo edhe:
The Guardian: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do ta rishkruajë historinë

I pyetur se, a është urdhërdhënësi në bankën e të akuzuarve për krime lufte, Imeri ka thënë se po, është.

Tutje, ai ka thënë se, nuk i kemi bërë askujt keq, pos që kemi qenë adhurues të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

***

Djali i Xhevat Isufit, Esat Isufi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se Imer Imeri është duke shpifur.

“Gënjeshtar i gjithë asaj që flet”, tha Isufi.

Esat Isufi tha se Imer Imerin nuk e njeh asnjë nga familja e tij derisa ka shtuar se babai i tij, Xhevat Isufi, ka qenë aktivist që nga vitet e 80-ta.

Lexo edhe:
Nesër nis dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Tash që del një shpifës, gënjeshtar çfarë është Imer Imeri në studio edhe të shpif se kinse Jakup Krasniqi e ka vrarë babën tem është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë tutje Isufi.

Isufi ka shtuar se kanë mbetur vetëm dëshmorët pa u njollusur nga personat “që nuk e duan lirinë”.

***

Në vazhdim, Imer Imeri – vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka deklaruar se është dëshmitar i hapur në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se pak kohë më parë ka qëndruar me tre avokatë të viktimave, me të cilët ka qëndruar për rreth tre orë.

Unë në Gjykatën Speciale jam dëshmitar i hapur, para 10 ditëve kanë qenë 3 avokatë për viktima, kam qëndruar 3 orë me ta”, ka thënë Imeri.

***

Tutje, i pyetur se, a ka bashkëpunua vëllai i juaj me Gjykatën Speciale? Imeri ka thënë se po, kemi bashkëpunuar për zbulimin e vëllait tonë të vrarë, Haki Imeri.

Ish-komandantët e UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale, Imeri ka thënë se ata dy i kanë dënuar veç me i frikësuar këta të tjerët.

***

Ndërsa, i pyetur në emisionin “Debat Plus”, se a beson në ndërmarrje të përbashkët kriminale, akuzë më të cilën po akuzohen krerët e UÇK-së në Hagë, avokati Gazmend Halilaj, ka thënë se, UÇK-ja është vlera me sublime e këtij populli.

***

Enver Hajdari, drejtor i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) në Drenas iu ka drejtuar avokatit Gazmend Halilaj pasi ky i fundit ka thënë se janë shantazhuar njerëz për të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi”, duke thënë se nuk ka pasur autobusa mjaftueshëm për të marrë pjesë sepse sipas tij, vullneti i qytetarëve ishte i madh.

Ushtria Çlirimtare ishte një ndër ushtritë më të mira dhe ka qenë vullnetare”, ka thënë Hajdari në “Debat Plus” duke iu drejtuar Imer Imerit se “ti e di se në gjenet e shqiptarit nuk kanë të bëjnë fare vrasjet”.

Hajdari është shprehur se i vie keq derisa dëgjon nga avokati Halilaj duke përmendur UÇK-në si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Kësi lloj fjalësh e shantazhe ne kemi mësuar vetëm nga Serbia dhe nga njerëzit që akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Hajdari.

***

Prej që i ka marrë në dorë policia jonë, pas UNMIK-ut, asnjë vrasje politike nuk e ka zbuluar, ka thënë Imer Imeri.  

***

Tutje, ai ka thënë se unë jam dëshmitar i hapur, unë nuk jam rrenc. Tash, Hashim Thaçin e falënderoj që ka ardhë në oden time, kem pi çaj, djali i vëllait, Kastrioti, debat i nxehtë u kanë, ka 6 çaja i kem pi.

Tutje, ai ka thënë se, “Hashim Thaçi atë ditë që e ka shpall vëllain tim hero, në mbrëmje Aleksandër Lumëzi u dal në televizor ka thënë do t’i zbulojmë vrasjet që ndodhen pas luftës të LDK-së. E dyta, tjetrën here Hashim Thaçi ka thënë prapë i ka përkrahë zbulimin e vrasjeve. Edhe unë kam thënë nëse është qashtu është mirë. Unë kam me shku në Hagë, informatat qitu i kam. Ndalt qysh ka thënë Hashim Thaçi është mirë për të edhe mirë për popull. Mos dalt unë ia thëmë në sy këqyrë çka me ke thënë, kqyre materialin”.

***

Krejt në fund, Imer Imeri ka thënë se, ne nuk jemi krah i Serbisë.

/Shqip.com