Lajme

Në përvjetorin e vrasjes së Haki Imerit, djali i tij publikon fragmente nga ditari i shkruar në ditën e ndodhjes së rastit

Sot bëhen 23 vite nga vdekja e veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit. Djali i tij, Kastrioti, përmes një shkrimi në Facebook ka shpërndarë një fragment nga ditari i tij, e që ishte shkruar pikërisht ditën e vrasjes së babait të tij.

Haki Imeri ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, në rrethana të pasqaruara. Ai ishte kidnapuar rreth orës 14:00 me 2 nëntor në fshatin Brojë, nga persona të panjohur, që ishin prezantuar si policë, e më pas ishte gjetur i vdekur në një thellësi të malit në fshatin Açarevë.

Haki Imeri, ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj.

Kastrioti përmes ditarit rrëfën për momentin se kur babai i tij, duke u kthyer nga puna ishte futur me dhunë në një veturë të zezë, e që doli edhe të jetë kujtimi i fundit nga ish-anëtari i LDK-së.

Postimi i plotë:

Fragment nga ditari im i dites se 2 nentorit te  vitit 1999, sot – 23 vjet me pare:

Ishte dite e marte, dite kobi si thone, e trishte, qe vetem Zoti dhe ata qe jane me te vertete njerez mund ta kuptojne sesa i shembur isha ate dite. Si nje i ri qe s’dija si me rrinte zemra ne kraharor, s’dija si me qendronte e shkreta pa pelcite ate dite kur na lajmeruan per kidnapimini e babes tone, kindapimin e mesuesit te njohur ne kete ane, Haki Imeri.

Ate dite babai ishte ne shkolle duke dhene mesim, ne shkollen fillore te fshatit Vojnik, dhe pasi e perfundon orarin e mesimit, rreth ores 12 :00 te mesdites, niset rruges per ne Buroj bashke me kolegun, Agim Januzi. Pos lapsit dhe fletores se punes, babai i kishte me vete edhe ftesat qe i kishte marre per t’ua shperndare anetareve per Kuvendin e LDK- se – Dega ne Skenderaj, qe pritej te mbahej ne ate kohe.

Dhe kur largohet nga shkolla se bashku me ate kolegun, diku larg shkolles 1,5 km, nje veture e zeze ua pret rrugen, ndalet dhe nga ajo veture zbresin disa kriminele me veshje te zeza dhe i kerkojne mesuesit te futet ne veture!

Ne realitet, keshtu na tha ai kolegu qe ishte me babain: – Njehere na kaloi vetura, dhe posa kaloi Hakiu tha se kjo veture po duket e dyshimte!… Pastaj vetura ndaloi dhe erdhi disa metra nga mbrapa dhe u ndal prane nesh.

Dolen dy veta me arme nga vetura dhe na pyeten: Cili prej jush eshte Haki Imeri?!… Hakiu u pergjigj: Une jam!… Ata i thane se duhesh te vish me ne!… Hakiu ua ktheu: – Po, more, ku te doni! – dhe u fut ne veturen e tyre. (Kjo tregon se baba nuk i kishte borxh askujt dhe s’kishte arsye qe te friksohej nga askush, sepse nuk i kishte bere kurre kujt ndonje te keqe!… )

Rreth ores 14:00, pasdite vjen kolegu i bab’s, qe ishte me te ne momentin e kidnapimit dhe na tregon se Hakiun e kane kindapuar tre persona me veture te zeze dhe te veshur ne  rroba te zeza! Une se bashku me babgjyshin, Tahir Imerin, dhe axhen, Imer Imerin, menjehere u nisem per ne Skenderaj, per te pyetur ose per te marre ndonje informacion se çka ka ndodhur me baben Haki.

Por me e keqja ishte se nuk dinim ku te drejtoheshim a ke ta pyesnim, ishim te gjithe te shokuar, mua me dukej sikur nje enderr e tmerrshme, ndoshta edhe me keq!.. Ne fillim shkuam te Garda e TMK-es ne Skenderaj, aty te pishat ku ishin vendosur.

Axha Imer m’u pat drejtua mua: Hajt, bre bal, afrohu aty te hyrja e pyeti, ndoshta iu vjen keq prej teje e ta japin ndonje “xhevap”!… Te hyrja qendronte nje ushtar qe bente roje, u pershendetem dhe e pyeta se a eshte ketu filan gjenerali! Ai ushtari m’u pergjigj: Po, ketu eshte Gjenerali!…

Pastaj i kerkova: A keni  mundesi t’i tregoni gjeneralit se ka ardhe djali i Haki Imerit dhe po do me te pyet rreth ďiçkaje qe eshte shume urgjente? Ai ushtari ma ktheu: – Po, more, menjehere! Vetem pritni pak derisa te shkoj. Prita po nja  8 deri ne 10 minuta derisa doli ai ushtari dhe erdhi tek vendi ku ishte me pare, pra, te hyrja, pastaj me tha se nuk eshte gjenerali ketu!…

Une kembengula dhe i thashe, po ti me heret me the se ketu eshte gjenerali, tashti po thua se nuk eshte, çka eshte kjo pune?! Ai, ushtari i shkrete, rrudhi krahet dhe uli koken!!!…. S’kisha çfare te beja! “Ka te shkoj, o babe?” – thoja me vete dhe qaja heshtur. Filloi edhe fryma te me shterrej sepse mu aty me kapi ajo ndjesia se babait i kishte ndodhur nje e keqe e madhe.

E gjenerali çlirimtar, si po i thone vetes, nuk mujti, bre, apo me mire me thene, nuk pranoi te me takoj shkurt, fare shkurt e, te pakten, t’ma thoshte vetem nje fjale sa per qetesim, t’ma qetesonte zemren sado pak qe donte te me dilte prej krahrori!… Dhe u ktheva i zhgenjyer, i frikesuar e pa fije shprese, duke i bere ata hapa si neper zjarr derisa u afrove te vetura dhe i tregova gjyshit e axhes. Asnjeri s’folen, vetem u pane ne sy dhe me ftuan te futem ne makine.

Prej aty shkuam te Policia Ushatarake per ta takuar pergjegjesin e tyre, dhe ne hyrje e takuam nje oficer te sherbimit ZKZ – e, (njefare sherbimi qe operonte atehere ne kuader te policise ushtarake!). Ky oficeri punonte si civil dhe njihej mire me axhen, Imerin, kishin pasur edhe shoqeri me heret.

Pasi u pershendeten me axhen, ai, oficeri, ia veri doren axhes mbi supe dhe na pyeti se per cfare halli ishim shkuar aty. Axha i tha: Hakin e kane marre disa persona posa ka dale nga  shkolla!… Ai, oficeri, ofshani goxha thelle dhe tha: Kjo eshte prej s’nalti, prej krahine (QPK), sikur na e la ate pershtypjen “se ne s’kemi gisht ne kete rast!”…

Kete shprehjen “prej krahine” une s’e kuptova dhe per sqarim iu drejtova axhes se çka do te thote kjo?!… Axha me tregoi se me “Krahine”  e aludonej qendren, e qendra eshte

Prishtina!

Duke e pare se nuk gjetem kurrfare  mbeshtetje prej institucioneve qe thirreshin se jane Institucione te popullit, te vetmet qe moren pergjegjesine pasluftes, kinse, per rend, ligj e siguri, ne lirine e posa ardhur s’na mbeti tjeter rruge, vetem te ktheheshim ne shtepi e te prisnin ndonje lajm te tmerrshem, ashtu dhe si na erdhi lajmi i kobshem rreth ores 22:00!…

Njeri nga Açarareva, i shoqeruar nga nje tjeter nga Kopiliçi, erdhen rreth ores 22:00, nuk u futen brenda, por tek dyert e oborrit, ai nga Açareva, na e kumtoi lajmin e kobshem ne kete menyre: – Mixha Tahir, mua me ka telefonuar Shefi i Policise Ushtarake te Skenderajt dhe me porositi keshtu: – Shko te Tahir Binaku, ne Vojnik, dhe tregoj se Hakiu eshte vrare ne malet e Açareves.

Kaq. As me shume e as me pak nuk tha, as ku saktesisht dhe as si!

Pas ketij lajmi, qe na shtriu pertoke, iku lajmetari, i cili e ndryshoi me vone lajmin qe na e kumtoi ate nate mua axhes dhe gjyshit!

Shqiptaret jane frikacake! Frika eshte zoti i tyne! Te tillet s’kane zot tjeter.

Ajo nate ishte e gjate, e erret, u be edhe me e erret prej atij momenti qe na erdhi ai lajm i zi!.. Mos me rafte me ia kumtu ndokujt nje lajm te tille, por mos e dhashte Zoti me e fsheh te verteten se ajo eshte edhe me e rende se lajmi i kobit, por njerezit, tek ne, kete te fundit e bejn prej frike, per para e per shume gjera te poshtra!….

Po ate nate, rreth ores 22:30, une, gjyshi dhe  axha u nisem te shkonim e ta kerkonim trupin  e babes! Po ku ta kerkonim se?!… Ne malet e Açareves po, por ne cilin mal se, ku i tere fshati eshte i rrethuar me male!!!…

Pergjate rruges, gjyshi kembenguli qe te kthehemi! Gjyshi, ndjese paste, na tha: ” – A e dini çka?!… Hakiu paska vdeke e ne s’dime se ku mund te jete trupi i tij, ne cilin mal, ne cilen rruge, ne cilin perrua! Ky lajm i vonshem mundet me pase edhe ndonje prapavije! Kthehuni e te presim derisa te zbardh dita… Zoti e paste ne doren e tij!

Zoti na paste ne doren e vet! – ishin fjalet e gjyshit qe mezi i nxirrte nga goja, prej asaj zemres tij te vrare!… Ne ishim te vetmuar ate nate te erret, ate nate te gjate ishim te vetmuar ne lirine e sapo ardhur; ishim te vetmuar ne mesin e njerezve tane. Na rrembeu tufani! Na digjeshin zemrat….. Heshten te gjithe, heshten dhe po heshtin edhe sot si guret e varreve.

Heshten qytetaret e Drenices heroike, Drenices legjendare! S’doli zog shqiptari, biles, ta kthente mbare trupin e mesuesit te njohur ne Drenice, Haki Imeri, si e thote kanuni i Leke Dukagjinit! E lane ashtu mbrapshte perreth 19 ore, he, Zoti i mallkofte, qe nga ora 12:30-13:00 deri te nesermen ne ora 7:30.

E nesermja na zbardhi ashtu, dikush ulur, dikush ne kembe, te gjithe ishim pa gjume, pa force, pa shprese, pa asgje! Mezi ngjanim ne njerez nga ajo goditje tinezare ne lirine e shume pritur, ne agun lirise qe po e pergjakte “nderrmarrja kriminale!”….

Axha Imer me gjyshin shkuan qe te drejtohen te Policia e UNMKUT. Une me djalin e axhes u nisem per ne Açareve. Te nje shitore u ndalem dhe pyetem, pronari na priti me shume keqardhje, dukej se ishte i merzitur, dhe na tregoi se ku gjendet trupi i mesuesit Haki, rreth njeqind metra larg nga ajo shitore.

U nisem drejt vendit ku ishte ekzekutuar baba! I beja ata hapa te shkrete e lutesha qe kurre mos te arrij ne ate vend!… por me duhej te luftoja me ate dhimbje te tmerrshme dhe te eci e te eci… Ishte si nje ecje biblike! Ishte nje rruge sikur e shtruar me zjarr…

Sa do doja qe ajo rruge te ishte fundi im, e mos te ishte fundi i babes tim! … Dhe ja, u ndesha me ate pamjen mizore, me ate pamje qe vetem mjeshtrit e krimit dine qe ta realizojne!… E pashe baben permbys. M’u be terr para syve… Erresira ma pushtoi shpirtin e me s’ndjeja asgje!….

Sikur doja t’u thoja njerezve: O njerez, ejani e shihne mesuesin tuaj tek rrin permbys!… O njerez, si nuk patet pak guxim e ta nderoni mesuesin tuaj, duke ia kthyer trupin mbare sipas zakonit!… O njerez, si lejuat qe te iu vritet mesuesi juaj?!!! …. O njerez, sa keq me vjen prej juve, se sa te pa guximshem qe jeni!…

Ate dite erdhi Policia Unmikut dhe KFOR-i e moren trupin babait dhe e derguan ne Prishtine…

Rrefimin tim per diten e 2 nentorit te vitit 1999 e perfundoj me nje citat te shkeputur nga nje veper letrare – dramatike, e shkruar disa vite para se filloje lufta e fundit: “Ç’po ndodh kështu?” – pyesin njerëzit. A kështu fillon liria? Kështu fillon liria që e pritem me shekuj? Droja na mbyti në agimin e parë!”.

Shpresen e vetme per zbardhjen e vrasjes se  prindit tone, Haki Imerit, por edhe per vrasjet tjera politike te pandriçuara deri me sot, e kemi vetem tek ata te cilet e kane çliruar Kosoven, te amerikanet dhe aleatet e tyre, dmth, vetem te Gjykata Speciale.

Zoti ndafte drejtesi! Zoti i bekofte ata qe ndajne drejtesi dhe vetem drejtesi! Zoti e bekofte vendin tim dhe njerezit e mire!”.

/Shqip.com