Lajme

Hajrullah Çeku mban konferencë për media, flet për qëndrimet e organizatës “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku pritet që nesër duke filluar nga ora 14:00 të mbajë një konferencë për media.

Në këtë konferencë ministri Çeku do të flasë për qëndrimet e organizatës “Europa Nostra” lidhur me Manastirin e Deçanit.

Edhe Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Evropa Nostra e ka dëmtuar imazhin e Kosovës.

Në emisionin RTK Prime, Aliu tha se kjo ka ndodhur për shkak të vendimi që është publikuar nga Evropa Nostra si pas të cilit Manastiri i Deçanit po rrezikohej nga elemente ekstremiste ku përmendej edhe organizata e ISIS-it.

“Ky ka qenë dëmtim i jashtëzakonshëm i imazhit të Kosovës, ndonëse nuk kishte asnjë bazë, asnjë fakt të vetëm, nuk di as prej nga e kanë marrë a si ka buruar kjo e dhënë, pa kontaktuar as organet e sigurisë në Kosovë, qoftë Policinë ë Kosovës, qoftë KFOR-in, qoftë institucionet që merren me trashëgiminë kulturore. Thjeshtë kanë publikuar një shpallje të tillë për Manastirin e Deçanit, që ka dëmtuar shumë imazhin e Republikës së Kosovës”, tha Aliu.

Kosova po kërkon kërkim falje dhe kompensim nga organizata “Europa Nostra”, për dëmin që i ka shkaktuar vendit me futjen e Manastirit të Deçanit në listën e 7 lokaliteteve më të rrezikuara në Evropë./Shqip.com