Rozë

Hajni i Big Brother i vjedh të gjitha paratë

Big Brother tashmë ka filluar dhe është bërë prezantimi i 14 banorëve të parë.

Getinjo, Ana Kabashi, Vivien Thano, Andi Artani, MC Beka, Edon Shileku, Shota Baraliu, Urim & Alisa, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gjon Karrica, Gresa Hoti, Juliana Nura dhe Stresi, janë pjesë e këtij kasti.

Tashmë dy ditë ata kanë një sfidë mjaftë të vështirë, ku dy nga dy duhet të bëjnë rojë të një kasaforte për 48 orë.

Aty gjenden buxheti i javës për banorët – ku një nga banorët është caktuar si hajdut – pra, Artani.

Ai ka arritur që t’i vjedhë paratë në një mënyrë shumë të qetë.

/Shqip.com