Lajme

Gruda: Haxhiu po tenton të largojë vëmendjen nga rasti “Dehari”

Përparim Gruda, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)
Përparim Gruda, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Përparim Gruda, zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëzimit në Kushtetuese të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka thënë se ministrja e Drejtësisë po tenton të largojë vëmendjen nga zhdukja e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Albulena Haxhiu tha se dërgimi i Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim ‘zhagitjen’ e reformave meqë ky projektligj ka kaluar në Komisionin e Venecias.

Lexo edhe:
Haxhiu: Byroja do të bëhet

Por, Gruda thotë se ajo nuk mund të largojë vëmendjen nga skandali i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari duke sulmuar PDK-në pse ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë.

Postimi i plotë:

Ministrja e Drejtësisë nuk mund të largoj vëmendjen nga skandali i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari duke sulmuar PDK-në pse ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byron.

Në çdo demokraci normale, një Ministre e Drejtësisë do të duhej të mos kishte frikë nga Gjykata Kushtetuese, por ta mirëpriste vendimin e saj.

Kosova duhet të ndahet njëherë e mirë nga logjika e gazit lotsjellës dhe e dhunës në institucione, dhe të kthehet të logjika, parimet dhe vlerat e Kushtetutës, të cilën ne do ta mbrojmë çdo ditë.

/Shqip.com