Rozë Ndërkombëtar

Grimeri i Kimit në lidhje dashurie me aktorin e njohur shqiptar?

Artisti i njohur, Mario Dedivanovic është një nga grimerët më të famshëm në botë.

E gjithë kjo pasi ai punon me figurat më të njohur për publikun, e një nga to është edhe Kim Kardashian.

Sa i përket jetës private dihet shumë pak – ndërsa ai në vitin 2019 kishte pranuar se është homoseksual dhe u bëri thirrje të gjithëve që t’i pranojnë njerëzit ashtu siç janë.

Së fundmi raportohet se Dedivanovic është në një lidhje dashurie me balerinin dhe aktorin shqiptar, Kris Dalipi dhe sipas Prive dyshja thuhet se prej kohësh janë në një romancë e madje edhe bashkëjetojnë.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga dyshja dhe nuk dihet se a është e vërtetë, apo vetëm spekulime.

/Shqip.com