Lajme

Greva në arsim, SBASHK-u thotë se morën përkrahje nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka marrë përkrahjen e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) për grevën e përgjithshme në sektorin e arsimit dhe të shërbyesve civil.

SBASHK-u përmes një komunikate për media bëjnë të ditur se drejtoresha e përgjithshme e ETUCE, Susan Flocken do të njoftoj edhe Komisionin Evropian dhe sektorin përgjegjës në Bashkimin Evropian.

“Ajo ka deklaruar se që tani do të alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët gjegjës në BE dhe në koordinim me ta do të udhëtojë në Kosovë për të ofruar përkrahjen e fuqishme për SBASHK-un dhe SPAK-un”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Takimi virtual i SBASHK-ut me drejtoreshen e përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken

Po ashtu, shtojnë se i kanë Flocken është shprehur e interesuar pë rrjedhën e grevës në arsim.

“Drejtorja Flocken duke dëgjuar se Qeveria, në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t’i ikur eksceseve që mund të inskenohen nga simpatizantë të partisë në pushtet. Zonja Flocken është interesuar edhe për rrjedhën e grevës dhe për presionet që po bëhen ndaj grevistëve në sektorin e arsimit dhe sektorin e shërbyesëve civil”, thuhet në komunikatë.

Theksojmë se SBASHK-u është në grevë të përgjithshme nga 25 gushti.

Për të zgjedhur ngërçin në arsim, SBASHK-u dhe Qeveria e Kosovës kanë zhvilluar takime por që deri tani nuk kanë arritur një zgjidhje./Shqip.com