Rozë

Gresa: Do ta doja një burrë si Andi, jo si Stresi

Gresa ka vendosur ta “distancojë” vetën nga Stresi, që nga Prime i Big Brother VIP Kosova.

Gjatë një bisede me Julianën, ajo tha se nuk e sheh Stresin si partner të sajin dhe se më i mirë është Andi.

“Për momentin s’jemi tu folë, kam vendosë unë… E di që më respekton e më do si person, po i ka do gjeste e do sene që ‘I don’t like’. Tha a ki naj sen me mu, i thashë jo veç me veten e kam, po du me mendu qito ditë”, tha Gresa.

Tutje, për Andin tha se i pëlqen të kalojë kohën me të.

“Ndihna mirë me to, ka respekt, o elegant, qysh m’folë Andi më pëlqen. I shpjegon shumë mirë sendet Andi, kisha folë 10-20 orë, më pëlqen me nejtë me to.. e ky (Stresi) gabon në shumë sene, s’ka elegancë, kanihere shumë e tepron.. edhe për mos me shti me u ni keq, se tutna që po e shti me u ni keq, ama vet vijnë sendet jashtë. Ti nëse je shok, pse po m’i gjuan fjaltë”, tha Gresa.

Ajo madje tha se një të dashur si Stresi nuk mund ta paramendonte ta kishte, kurse për Andin tha se po.

/Shqip.com