Rozë

Gold AG i dedikon këngë djalit

Gold Ag

Reperi i njohur nga Presheva, Gold Ag ka njoftuar se shumë shpejt do të lansojë projektin e tij më të ri.

Ai ka vendosur ta lansojë një projekt muzikor dedikim të birit.

Goldi, njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale teksa ka shkruar titullin e këngës dhe datën e lansimit.

“Gueril, 28 nëntor 2021”, ka shkruar këngëtari në përshkrimin e postimit të tij në Facebook.

Ndryshe, Arian Agushi bashkë me bashkëshorten e tij, Ermirën janë bërë prindër vitin e kaluar./SHQIP.com