Rozë Ndërkombëtar

Goditet nga rrufeja avioni ku po fluturonte Miley Cyrus

Miley Cyrus

Avioni i Miley Cyrus u godit nga një stuhi e madhe e papritur gjatë rrugës për në koncertin në Paraguai dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente.

E nominuara për Grammy ishte rrugës për në Paraguai për të kryesuar festivalin muzikor Asuncionico 2022 ndërsa raportet filluan të shfaqen në internet në lidhje me fluturimin e saj.

Pas uljes, këngëtarja postoi një sqarim në Instagram për të shpjeguar se çfarë ndodhi.

“Për fansat e mi dhe të gjithë të shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim për në Asunción. Avioni ynë u godit nga një stuhi të madhe e papritur dhe u godit nga rrufeja,” shkroi ajo.

 “Ekipi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguai. Ju dua” përfundoi shkrimin e saj Miley Cyrus.

Së bashku me mesazhin e saj, këngëtarja ndau videon e stuhisë të bërë nga avioni, si dhe një foto të dëmeve nga goditja e rrufesë. /SHQIP.com