Sport Shqiptar Aty ku është topi – është edhe Kushtrim Gashi

Gladiatori i Ballkanit

Kushtrim Gashi

Kur topi është nën këmbën e kundërshtarëve, numri tetë i FC Ballkanit nuk ndalet së vrapuari – deri sa kthej atë në zotësi të vet.

Minuta nuk ka rëndësi, përkushtimi i tij është i njëjtë, sikur në sekondat e para – ashtu edhe në të fundit.

Kushtrim Gashi është “motori” i FC Ballkanit, skuadër kjo që u shpall kampione e Superligës së Kosovës.

Në një intervistë për Shqip.com, ai rrëfeu “aventurat” e këtij sezoni të pa harruar, formën individuale dhe të ardhmen.

No photo description available.

Gashi, tregoi që “pa atmosferë të mirë nuk do të kishte asnjë rezultat pozitiv. Kemi besuar shumë dhe nuk jemi dorëzuar për as edhe një moment të vetëm deri sa e kemi arritur objektivin”.

Teksa, sa i përket formës individuale, ai tha se “deri në momentin e lëndimit në këto pesë ndeshjet e fundit mund të them se isha në formën më të mirë gjatë këtij kampionati”.

Ish-futbollisti i Vëllaznimit, tash e tre sezone ka qenë tandem në mesfushë me Edvin Kuq dhe potencoi se e ka shijuar lojën me të.

No photo description available.

“Prej momentit që jam bërë pjesë e Ballkanit – Kuq ka qenë partneri më i përshtatshëm që kam pasur në mesfushë”.

Vendi i parë i ka siguruar “xhebrailave” biletën për në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, për ku Gashi tha se “jam optimist që do të kemi sukses me këtë grup lojtarësh dhe me stafin e trajnerëve që e kemi”.

“Sigurisht që do përballemi me top skuadra”, shto ai.

Ndërsa, i pyetur se cili është “sekreti” i përgatitjes së lartë fizike që ka – ai u përgjigj fillimisht me shaka se “sekretin e mbaj për vete”, teksa më pas shtoi “sigurisht që puna në stërvitje me grupin e bën të veten, ndërsa kësaj i shtoj edhe stërvitje individuale dhe këtu bën pjesë edhe regjimi i mirë, ushqimi dhe pushimi i rregullt”.

May be an image of 2 people

Sa i përket ofertave në drejtim të tij, mesfushori pohoi se “po kam pasur oferta, por nuk mund të jap përgjigje më shumë”.

Gashi ka CV të pasur në futbollin vendor, sepse përveç Ballkanit ka luajtur edhe për Vëllaznimin, Istogun dhe Besën.

Ai vlerësohet lartë edhe në tregun e transferimeve – sepse sipas “Transfermarkt” vlera e tij e kap shifrën e 150 mijë eurove./Shqip.com