Lajme

Gjykata sllovene e shkallës së dytë thotë se lajmet për Martin Berishajn nuk ishin shpifje

Ambasadori Martin Berishaj
Ambasadori Martin Berishaj

Gjykata e shkallës së dytë në Slloveni ka vendosur që lajmet ndaj Martin Berishajt të publikuar nga Planet TV nuk ishin shpifje.

Kjo është bërë e ditur nga redaktori i kësaj media, Mirko Mayer nëpërmjet një postimi në Twitter.

Madje, redaktori slloven me ironi thotë se tashmë ‘dëshira’ e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit tashmë është plotësuar.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia ta thotë fjalën e saj në rastin e Martin Berishajt kundër Planet TV. E njoftoj se kjo dëshirë i është përmbushur dhe drejtësia ka vendosur. Rasti i hapur nga Berisha është refuzuar nga gjykata e shkallës së dytë”, shkroi Mayer.

Gjykata e shkallës së dytë thotë se lajmet për Martin Berishajn nuk ishin shpifje

Gjykata e shkallës së dytë në Slloveni ka vendosur që lajmet ndaj Martin Berishajt të publikuar nga Planet TV nuk ishin shpifje.

Kjo është bërë e ditur nga redaktori i kësaj media, Mirko Mayer nëpërmjet një postimi në Twitter.

Madje, redaktori slloven me ironi thotë se tashmë ‘dëshira’ e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit tashmë është plotësuar.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia ta thotë fjalën e saj në rastin e Martin Berishajt kundër Planet TV. E njoftoj se kjo dëshirë i është përmbushur dhe drejtësia ka vendosur. Rasti i hapur nga Berisha është refuzuar nga gjykata e shkallës së dytë”, shkroi Mayer.

Martin Berishaj është ambasador i Kosovës në Kroaci për të cilin ka raportime në media se është i përfshirë në afera korruptive në disa vende të rajonit.

Krahas kësaj, Berishaj pretendohet se ka deklaruar rrejshëm pasurinë  e tij e kështu duke fshehur se është pronar i disa ndërmarrjeve në Mal të Zi vend ky që supozohet që ka ngritur hetime për Berishajn.

Kurse në Kosovë, Berishaj pretendohet se ka bërë edhe shmangje tatimore e veç tjerash  thuhet se ambasadori ka pasur marrëdhënie kontraktuale me një kompani e quajtur G.E.N e cila është më bazë në Serbi.

Kujtojmë se para disa muajsh, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte nisur hetimet për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Lexo edhe:

(Dokument) Berishaj nuk i ka deklaruar aksionet e dy kompanive vendore

Ndaj Berishajt ishte ngritur kallëzim penal i cili ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

Shqip.com në prill të vitit të kaluar pati raportuar se Berishaj posedon aksione në dy kompani të cilat zhvillojnë biznes në Kosovës.

Por, këto biznese ku Berishaj është aksionar, nuk i ka deklaruar në deklarimin e pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Anti-Korrupsioni dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

Shqip.com kishte kontaktuar agjentin e regjistruar të firmës Zaslon Kosova L.L.C, Albert Hajrizaj, i cili ka thënë se kompania në fjalë është formuar në vitin 2008 dhe që nga ai vit nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet.

‘’Kjo kompani është hapur në vitin 2008, kjo kompani vetëm është hapur dhe është mbetur nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet’’ ka thënë nga kjo kompani për Shqip.com.

Katër muaj pas, Agjencia Kundër Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt.

/Shqip.com