Art Jetese

Gjumi i keq mund të shkaktojë këto sëmundje

Gjumi i keq mund të shkaktojë edhe kancer në afat të gjatë kohor.

Nga shumë studime është treguar se pacientët që vuajnë nga apnea e gjumit zhvillojnë më shpesh disa lloje kanceri si p.sh. të pankreasit. Me sa duket, gjumi i dobët krijon stres dhe përmes mekanizmave të stresit, ndodh që trupi të preket nga kanceri.

Rrezik shumë më i madh nga sa dihej për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, hipertensionin

Sipas të dhënave të fundit të paraqitura në studim, rreziku i gjumit të pamjaftueshëm dhe të dobët për sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin dhe diabetin që ishte i njohur për ne, është shumë më i madh se sa kemi lexuar deri më sot.

Një person që nuk fle mirë ka prirjen të nesërmen, sepse është i lodhur dhe i përgjumur, të hajë ushqime me kalori, të yndyrshme dhe të përpunuara dhe natyrisht të mos lëvizë shumë. Çdo gjë që na prish gjumin, pavarësisht nëse është një kufizim apo një gjendje që shkatërron gjumin, çon në obezitet, shkruan living.

Gjumi jo i mirë në parim ndodh prej problemeve sociale. Rritja e nevojave për punë dhe rritja e detyrimeve familjare dhe sociale.

Faktori i dytë është rasti klasik i pagjumësisë, ku ke kohë të shkosh në shtrat, por edhe kur ti shkon, nuk fle. Dhe një kategori e tretë e problemeve që mund të prishin gjumin , janë  problemet me apnea të gjumit të theksuar. Me apnenë e gjumit, për shkak të ndërprerjes së frymëmarrjes, truri detyrohet të punojë dhe gjysmë zgjuar në momentin e gjumit, të japë sinjalet e duhura, në mënyrë që të rifillojë frymëmarrjen.

Gjumi i dobët është gjithashtu shkaktar për sëmundjen Alzheimer

Gjumi, nëse nuk e respektojmë, na krijon probleme dhe është një shtyllë bazë biologjike e njeriut.

/Shqip.com