Sport Shqiptar

Gjimshiti me Atalantan kampion i Europa League

Atalanta e Berat Gjimshitit shkruan historinë, duke fituar 3-0 ndaj Leverkusen në Dublin, në finalen e Europa League.

Bergamaskët e e nisën ndeshjen në dhe menjëherë u treguan efektiv.

Një top i Zappacostës në zonë u shfrytëzua në maksimum nga Lookman në minutën e 12-të, i cili “nuhati” golin.

Gjermanët provuan të reagonin, rasti i parë konkret ishte ai i Stanisic në minutën e 18-të, por vetëm kaq.

Në gjysmën e pjesës së parë, nigeriani Lookman u shfaq sërish protagonist.

Një top i kthyer keq nga mesfusha solli edhe golin e dytë, e djathta e Lookman ishte e pamundur për t’u arritur nga Kovar.

Granit Xhaka tentoi të ngushtojë shifrat me një goditje nga distanca, gjithsesi gjuajtja nuk kishte forcën e duhur.

Në minutën e 35-të, mundësi ideale për Grimaldon pas disa pasimesh të bukura nga skuadra e Xavit, ideja e tij u kuptua nga portieri Musso, që mbajti në kontroll sferën.

Në pjesën e dytë, Leverkusen rriti ndjeshëm presionin, por pësoi edhe golin e 3-të nga Lookman në të 75-tën, gol që mbylli një herë e mirë llogaritë.

Në fund, festë e madhe për Gjimshitin me shokë, skuadra italiane “rrëmben” trofeun pas një edicioni fantastik në Europa League.

Në krahun tjetër, te Leverkusen provojnë për herë të parë këtë sezon shijen e humbjes.

/Shqip.com