Italia shënon edhe golin e dytë ndaj Shqipërisë, përmbys rezultatin Barella
Publikuar:
(15.06.2024 21:23:57)

Italia ka përmbysur shifrat përballë Shqipërisë në Dortmund.
Barella çoi shifrat në 2:1 pas një goditje të fortë nga jashtë zone. Strakosha nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Festa e italianëve.
Nedim Bajrami shënoi i pari për kuqezinjtë në sekondat e para të sfidës duke shtangur “azurrët”.
Ata u kundërpërgjigjën në minutën e 11 me Bastonin duke ekuilibruar shifrat. Italianët morën kontrollin e lojës duke gjetur edhe golin e epërsisë.
/Shqip.com