Gjilani dhe Dukagjini ndahen në “paqe”

Gjilani dhe Dukagjini kanë barazuar pa gola në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Agim Ramadani”.
Gjilanasit kishin posedim më të madh të topit dhe shanca të shumta për shënim, por nuk arritën që të jenë konkret para portës, shkruan Shqip.com.
Në anën tjetër, Dukagjini luajtën një ndeshje të fokusuar në repartin defanziv dhe “rrëmbyer” një pikë tejet të vlefshme në udhëtim.
Me këtë barazim, Gjilani gjendet në pozitën e katërt me pesë pikë të zhvilluara, kurse Dukagjini mbetet në vendin e shtatë me dy pikë.
Në fund të takimit, ekipi i udhëhequr nga Armend Dallku mbeti me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, pasi Bujar Shabani u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në gjiron e radhës, Gjilani do të luajë në udhëtim te Prishtina, ekipi nga Klina do ta kërkojë fitoren e parë kundër Ferronikelit./Shqip.com