Sport Shqiptar

Gjilani dënohet me tri ndeshje pa tifozë

Gjilani - Ballkani

Gjilani do të duhet t’i zhvilloj tri ndeshje pa tifozë, pas incidentit në ndeshjen me Ballkanin.

Këtë vendim e ka marrë Komisioni i Garave.

“Bazuar 53 paragrafi 1 pika B i Rregullores disiplinore: Dënohet me 3 (tri) ndeshje zyrtare pa praninë e shikuesve si dhe jashtë fushës së stadiumit të qytetit në Gjilan. SC ”Gjilani” ndeshjet mund t’i zhvillojë në terrenin me bari sintetik në Gjilan ose në stadiumet tjera ku klubi dhe shtabi teknik vendosin”, thuhet në njoftim.

Ky takim ka qenë i vlefshëm për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Por, ishte ndërprerë për shkak të sulmit fizik nga tifozët vendas – në drejtim të portierit, Stivi Frashëri.

Federata e Fubtollit po ashtu ka vendosur që ndeshjen do ta fitoj në tavolinë Ballkani për shkak të sulmit të tifozëve vendas.

Tashmë – me tre pikë të reja, Ballkani ngritet në kuotën e 57-të e pikëve dhe e përfocon edhe më shumë vendin e parë.

Teksa, Gjilani mbetet në vendin e tretë – me tetë pikë më pak./Shqip.com