Sport Shqiptar

Zyrtare: Ndeshja Gjilani-Ballkani regjistrohet me rezultat 0-3

FC Ballkani

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit – është regjistruar me rezultat zyrtar 0-3.

Këtë vendim e ka marrë Komisioni i Garave.

Ky takim ka qenë i vlefshëm për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Por, ishte ndërprerë për shkak të sulmit fizik nga tifozët vendas – në drejtim të portierit, Stivi Frashëri.

Tashmë – me tre pikë të reja, Ballkani ngritet në kuotën e 57-të e pikëve dhe e përfocon edhe më shumë vendin e parë.

Teksa, Gjilani mbetet në vendin e tretë – me tetë pikë më pak.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për tu zhvilluar./Shqip.com

Vendimi i plotë:

Gjatë administrimit të gjitha shkresave në lëndë dhe xhirimeve televizive, Komisioni i Garave konstatoj se sipas nenit 71, paragrafi 1 të Rregullores së Garave, janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje sipas detyrës zyrtare. Në bazë të nenit 23 dhe 24 të Propozicioneve të Garave, organizimin e ndeshjes e bën klubi nikoqir përmes zyrtarëve të vet, përfaqësuesit zyrtar dhe përfaqësuesit për siguri dhe të njëjtit si përfaqësues të SC Gjilani kanë dështuar në organizimin e kësaj ndeshje dhe si pasojë e kësaj kishte hyrje të shikuesve në fushë, dy nga të cilët sulmuan fizikisht-shqelmuan lojtarin (portierin) e FC Ballkani me nr.77 Stivi Frashëri, me ç`rast vije deri te ndërprerja e ndeshjes në minutën e 90+4, te rezultati 1 : 1.

Bazuar në nenin 59, paragrafi 1 i propozicioneve të garave: Nëse ndeshja ndërpritet për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarëve apo lojtarëve, e njëjta do të regjistriohet me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të ekipit të dëmtuar, pranadaj duke u bazuar në këtë nen ekipi i dëmtuar në këtë ndeshje është FC Ballkani, kështu që ndeshjen e javës së 27-të në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, Komisioni i Garave e regjistron me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të FC Ballkani, kurse ndaj ekipit dhe shkaktarit të incidentit do të inicohet procedura disiplinore.