Sport Shqiptar

Ndërpritet ndeshja në Gjilan, publiku futet në fushë – sulmohet portieri i Ballkanit

Gjilani-Ballkani

Është ndërprerë debri ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit.

Tifozët hodhën mjete në fushën e gjelbër, teksa është sulmuar, portieri i mysafirëve Stivi Frashëri.

Atij i është ofruar ndihma e shpejtë menjëherë pas incidentit dhe është dërguar në spital me auto-ambulancë.

Paraprakisht, po zhvillohej minuta e 95-të, dhe portieri vendas Enea Koliqi shënoi gol dhe festa shpërtheu në stadiumin “Agim Ramadani”.

Rezultati u barazua në 1-1.

Nuk dihet nëse, referi kryesor Genc Nuza do e lejojë që ky takim të vazhdon përsëri gjatë ditës së sotme.

Kjo ndeshje ishte i vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës.

Të dyja skuadrat janë duke “luftuar” për kreun e tabelës, por Ballkani prin me 54 pikë, teksa Gjilani gjendet në vendin e dytë – me pesë pikë më pak./Shqip.com