Rozë

Gjendet sozia e Armina Mevlanit dhe është një personazh tepër i njohur

Jo rrallë persnazheve të njohura shqiptare iu është gjetur sozia diku në botë.

Armina Mevlani është një prej vajzave më simpatike të ekranit. Po a e keni vënë re që ngjan me Georgina Rodriguez?

Këtë e kanë vënë në dukje dhe ndjekësit e saj. Armina përgjigjet shkurt dhe qartë. Që shumë njerëz ia thonë dhe se mendon se Georgina është shumë e bukur.

Flokët dhe tiparet e theksuara të çojnë të mendosh se po, ngjajnë vërtet, dhe “frikshëm”.

Kujtojmë se prej kohësh Armina ka qenë një prej 4 moderatoreve të “Goca dhe gra”, ndërsa shpesh ka dhënë mesazhe të rëndësishme./Shqip.com