Lajme

Gjendet një trup i pajetë nga një peshkatar në lumin “Drini i Bardhë” në Klinë

Lumi në Klinë

Një person është gjetur pa shenja jete në lumin “Drini i Bardhë” në Klinë.

Rastin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga një peshkatar i cili ishte duke peshkuar.

“Në orën 15:35 jemi njoftuar përmes telefonit se është gjetur një person. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Trupi i pajetë është gjetur nga një peshkatar i cili ka qenë duke peshkuar në lumin Drini i Bardhë dhe e ka parë një person në ujë. Jemi duke u marrë me rast. Këto janë informatat që i kemi deri më tani “- tha Gashi.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në ndërkohë është në proces identifikimi i trupit, pasi akoma është identifikuar viktima.

Ilustrim

Theksojmë se në maj të këtij viti, po ashtu ishte gjetur edhe një trup tjetër i pajetë nga peshkatarët në Klinë.

Lexo edhe:
Peshkatarët gjejnë një trup në një lumë në Klinë, angazhohet edhe FSK-ja

Sipas njoftimit nga Policia, viktima kishte rënë në lumë në fshatin Deiq të kësaj komune.

Trupi i pa jetë ishte nxjerrë nga lumit nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gradës Kombëtare pas disa orë kërkimesh të pandërprera./Shqip.com