Lajme

Peshkatarët gjejnë një trup në një lumë në Klinë, angazhohet edhe FSK-ja

Ilustrim

Në fshatin Deiq të Klinës, dy peshkatarë derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup në ujë.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se peshkatarët janë përpjekur ta nxirrnin nga uji, por pa sukses.

“Sot rreth orës 08:15, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup duke lëvizur në ujë, ata kanë tentuar ta nxjerrin nga aty, por pa sukses”, tha Gashi.

Policia e Kosovës

Ai shton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit ndëresa rrugës janë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës./Shqip.com