Art Jetese

Gjatë gjithë kohës jeni i sëmurë? Ja pse disa njerëz sëmuren shumë shpesh

Disa njerëz, sëmurën shumë lehtë dhe shpejt edhe pse ata janë të shëndetshëm.

Ka disa arsye se pse për njerëzit e caktuar është më lehtë të infektohen.

Disa individë mendohet se janë rezistent ndaj disa infeksioneve bakteriale dhe virale. “Imunologët i referohen atyre si me ‘super-imunitet’ dhe përbërja e tyre gjenetike është fokusi i një fushe të tërë kërkimi,” thotë për Health Dr. Holly Phillips, mjeke.

Imuniteti përcaktohet nga disa faktorë. Gjenetika luan një rol të madh. Gjenet imunologjike janë të shumta dhe komplekse dhe përgjigja juaj imune varet nga performanca e tyre.

Ekspertët gjithashtu besojnë se ju krijoni imunitet kur jeni i ri, ose ndoshta edhe para se të lindni. “Ka faktorë gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë dhe ndoshta edhe në mitër, që kontribuojnë në zhvillimin e sistemit imunitar, por ata nuk janë kuptuar plotësisht”.

Për më tepër, faktorët mjedisorë, si ndotësit dhe toksinat, gjithashtu mund të dobësojnë sistemin imunitar me kalimin e kohës.

Faktorët e stilit të jetesës, duke përfshirë stresin, obezitetin, pirjen e alkoolit dhe higjenën e dobët, të gjithë mund të dobësojnë përgjigjen imune dhe të çojnë në infeksione më të shpeshta.

Si mund ta forconi sistemin imunitar?

Dieta ushqimore: fruta, perime dhe ushqime të tjera që përmbajnë zink, hekur, vitamina C, acide yndyrore omega-3.

Gjumi dhe aktiviteti fizik: rrisin qarkullimin e gjakut që nxit prodhimin e antitrupave.