Giroud i dhuron tre pikë Milanit

Kampionët triumfuan.
AC Milan ka triumfuar në udhëtim te Sampdoria me rezultat 1-2.
Rosonerët e nisën më mirë takimin dhe arritën të shënojnë – pas gjashtë minutave lojë me anë të Junior Messias.
Ky – doli të jetë edhe goli i vetëm në pjesën e parë.
Pjesa e dytë – pritej të ishte më “relaksuese” për kuqezinjët, por doli të jetë e kundërta.
Rafael Leao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë – dhe u “skuq” duke e lënë ekipin e tij me një futbollist më pak në fushën e gjelbër.
Vendasit – me epërsi numërinë në fushë u vërsulën drejtë portës së kundërshtareve dhe qëllimin e arritën në minutën e 54-të.
Filipe Djuricic – realizoi për 1-1 dhe ndeshja veçse u bë më interesante.
Ama, mysafirët nuk u dorëzuan – ani pse të hendikepuar numërikisht.
Olivier Giroud – shënoi nga pika e bardhë – kur po zhvillohej minuta e 67-të dhe festa shpërtheu në taborin e kampionëve.
Deri – në fund të takimit shifrat nuk ndryshuan.
Me këtë fitore – Milani ngritet në kuotën e 14-të pikëve – dhe gjendet në vendin e dytë.
Pikë të njëjta ka edhe Napoli që është lider – por golaverazhi e bën diferencën.
Në anën tjetër – Sampdoria po kalon në formë katasrofale.
Dy barazime dhe katër humbje – janë të barabarta me dy pikë dhe vendin e 18-të për këtë ekip./Shqip.com
