Rozë

Gili uron pavarësinë e SHBA-së me një skeç me Adem Mikullovcin

4 korriku shënon ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, në mënyrë të veçantë ka uruar edhe këngëtarja e njohur Gili.

Ajo ka shpërndarë një skenë humoristike të xhiruar në vitet 2000, ku shfaqet bashkë me aktorin e ndjerë, Adem Mikullovcin.

Ata shfaqen në një skenë, teksa thonë: “Sonte do të lutemi bëje Zot Kosovën Amerikë, ta gjejmë një lider që nuk ka frikë, që të tjerët këmishën mos t’ia qepin, Kosovën le ta dojmë më shumë se xhepin”.

“Si dikur edhe sot e njëjta dëshirë! Gëzuar 4 korrikun Amerikë. E xhiruar në vitin 2000”, ka thënë ajo.