Rozë

Getinjo ka një kërkesë të veçantë për kryeministrin Kurti

Getinjo dhe kryeministri, Albin Kurti

Getinjo është shumë aktiv në rrjete sociale.

Ai në shumicën e rasteve flet për temat që e shqetësojnë shoqërinë tonë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundi në një postim në Instagram, ku ka pasur edhe një kërkesë për kryeministrin, Albin Kurti.

E gjithë kjo lidhet me ofendimet që po bëhën në Tik Tok.

“Albin Kurti po të lus publikisht me ndërmarrë diçka për njerëzit që po shahen në aplikacionin TikTok”. Beso që ki me i shpëtu shumë njerëz”, ishte kërkesa e tij ndaj Kurtit.

Theksojmë që “Tik-Tok” është rrjet social mjaft i përdorur dhe gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara./SHQIP.com