Rozë

Getinjo i publikoj video, reagon Atdheu për Julianën

Reperi i njohur Getinjo, që kur u largua nga Big Brother VIP Kosova, ai vazhdimisht ka komentuar ngjarjet brenda shtëpisë.

Ai dje gjatë ditës ka publikuar një audioincizim,  ku Juliana Nura i ka kërkuar atij të shihen për kafe.

Kjo ka marrë përmasa të mëdha pasi reperi dhe ka ofenduar atë, por që më pas tha se është penduar.

Pas kësaj ka reaguar edhe Atdhe Xheravina, duke postuar fotografinë e Julianës me një kurorë në kokë.

Ai poshtu ka thënë se nuk mund t’ia kthej kurrizin dikujt që ka ngrënë bukë nga dora e saj. Ish-banori i BBVK poashtu ka kërkuar nga njerëzit të mbrojnë gjininë femërore, sidomos nga femrat.

/Shqip.com