Lajme

Gërvalla tregon se e kujt ishte ideja që partia “Guxo” të kishte dy kryetarë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se ka qenë ide e saj që partia  “Guxo” të ketë dy kryetar.

Gërvalla ka thënë se bashkëpartiaku i saj është person i duhur për këtë pozitë, pasi sipas saj ajo ka analizuar edhe punën dhe angazhimin e tij gjatë gjithë kohës.

“Ky propozim ka qenë ekskluzivisht i imi. Të gjithë kolegëve që ua kam propozuar fillimisht duke përfshirë edhe Fatonin, kanë hezituar. Që nga zgjedhja e presidentes, unë e kam kryesuar partinë deri në kuvendin zgjedhor. Për gjithëkënd ka qenë e qartë që një prej kandidaturave do të jetë e imja, nuk kemi pasë proces të kontestimit të kandidaturës sime”, tha ajo në Rubikon.

Tutje Gërvalla ka thënë që nga ky pozicion i fortë e ka pasë shumë të lehtë që të bëjë një propozim të tillë.

“Partia e re politike, kërkon shumë punë dhe shumë angazhim. Mendoj që së bashku me kolegun tim Peci, kemi mundësi që punë t’i ndajmë në atë mënyrë që as partia, as aktivistët dhe as proceset politike të mos vuajnë nga mungesa e ndonjërit prej nesh”, u shpreh Gërvalla.

Lexo edhe:
Partia “Guxo” me dy kryetarë – deklarohen nga KQZ për procesin

Ndryshe, Partia Guxo javën e kaluar ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor në të cilin janë zgjedhur dy kryetar të kësaj partie.

Faton Peci dhe Donika Gërvalla u votuan me 373 vota pro, me 23 kundër dhe asnjë abstenim./SHQIP.com