Lajme

Gërvalla takohet me Clinton: Ka vend të veçantë në historinë dhe zemrat tona

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla takohet me ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, njofton Shqip.com.

Pas këtij takimi, Gërvalla ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë atë që Clinton ka bërë për popullin e saj.

“Ishte nder i madh ta takoja dhe të diskutoja zhvillimet e fundit dhe çështjet e jashtme me Presidentin Clinton. Kosova nuk do të harrojë kurrë se ishte ai që vendosi t’i shpëtonte njerëzit tanë nga gjenocidi”, është shprehur Gërvalla.

“Bill Clinton do të ketë një vend të veçantë në historinë dhe zemat tona”, ka shtuar më tej kryediplomatja kosovare.

Gërvalla bashkë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në New York, atje ku po mbahet sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Shqip.com