Lajme

Gërvalla për deklaratat e Hysenit: Zoti t’marroftë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar ashpër deklaratave të Skënder Hysenit, pasi ky i fundit tha se qasja e presidentes Osmani ndaj Josep Borell, po i përngjanë atyre të Enver Hoxhës e Sllobodan Millosheviqit.

Kryediplomatja Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook, iu ka drejtuar Hysenit me fjalët “Zoti t’marroftë, Skëndër Hyseni, për këto fjaë të pafalshme!”.

Për më tepër sipas Gërvallës, deklaratat si kjo e Hysenit janë fytyra e vërtetë e atyre që vodhën, plaçkitën, mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovë.

“Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.

Zoti t ‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!“, tha Gërvalla.

/Shqip.com