Rozë

Genta Ismajli dhe Usta konfirmojnë se po bëhen prindër në një mënyrë shumë të veçantë

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta

Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, gjatë kësaj kohe është kthyer në një nga emrat më të përfolur në media.

Kjo pasi që u kuptua se po bëhet nënë për herë të parë dhe se tani u konfirmua që është në pritje të binjakëve, një vajzë dhe një djalë.

E këtë, Genta ka vendosur që ta bëjë publike në një mënyrë të veçantë.

Genta bashkë me të dashurin e saj turk, Huseyin Usta ka realizuar një video-incizim shumë të veçantë në Tiranë, ku shfaqën më të dashuruar së kurrë.

Këngëtarja është e veshur me një fustan të zi klasik, por që shumë lehte mund të dallohet edhe barku i rrumbullakët.

Në anën tjetër, Genta ka kohë të gjatë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin, Fero./SHQIP.com