Lajme

Gazetari serb thotë se Serbia duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ndalimin që iu ka bërë në kufij

Pikëkalimi kufitar Batrovci mes Kroacisë dhe Serbisë, ku autoritetet kosovare thanë se u ndaluan shumë qytetarë kosovarë nga policia serbe më 17 prill.
Pikëkalimi kufitar Batrovci mes Kroacisë dhe Serbisë, ku autoritetet kosovare thanë se u ndaluan shumë qytetarë kosovarë nga policia serbe më 17 prill.

Bllokimi i qindra udhëtarëve të Kosovës nga Serbia në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë për hakmarrje pasi u votua në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, presidentit të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, Radomir Dimiqit, i kujton kohën e Millosheviqit.

Gazetari serb thotë për KP se vendimi i autoriteteve serbe për ndalimin dhe mbajtjen e qytetarëve e të zëvendësdrejtorit të Policisë, dëshmon se Serbia nuk dëshiron normalizim me Kosovën.

“Ishte një vendim i keq dhe i turpshëm i Beogradit, vendim që na kujton kohën e kaluar të Slobodan Millosheviqit. Kësi vendimi të papërgjegjshëm nuk mund të këtë asnjë justifikim”, thotë ai.

Ndonëse Serbia po e luan rolin e viktimës, Dimiq thekson se Serbia duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ndalimin që iu ka bërë në kufij.

/Shqip.com