Gastronomet: Nuk zbatojmë kufizimet eventuale anti-COVID pa kompensim financiar

Kryetarin i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se e kuptojnë situatën me pandeminë, por duan kompensim.
Kjo deklaratë e tij vjen, pasi Oda e Turizmit dhe Holerisë, ka përmendur disa kufizime anti-COVID që i kanë nxjerrë pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare”, ka shkruar Kllokoqi.
Ai shtoi se nuk e zbatojnë asnjë vendim pa u takuar me minsitrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për të diskutuar rreth kompensimeve financiare.
“Shoqata e gastronomeve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë”, ka thënë ai.
Të enjten u regjistruan 18 vdekje si pasojë e COVID-19.
Po ashtu u regjistruan edhe 2 mije e 295 infeksione. /Shqip.com