Lajme

Paralajmërohen masa të reja anti-COVID, përfshirë kufizim të lëvizjes

Kufizimet anti-COVID

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Përmes një komunikate përmenden disa nga masat që priten të merren ditëve në vijim, përfshirë kufizim të lëvizjes

Përmes një komunikate janë përmendur kufizimet që pritet të vejnë nga 1 shtatori deri më 13.

Gjithmonë sipas kësaj ode, kufizimet do të jenë këto.

Këto janë disa nga masat që do të merren:

• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;

• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;

• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;

• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;

• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;

• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

18 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me Coronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar gjendjen e krijuar me COVID-19 brenda një dite në Kosovë.

Bazuar në njoftim, katër raste të vdekjes janë shënuar më shumë se përgjatë 24 orëshit të kaluar.

Edhe numri i rasteve pozitive me COVID-19 po vazhdon të shënohet i lartë çdo ditë e më shumë.

Nga gjithsej 12 mijë e 406 testime të kryera, dy mijë e 295 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Numër më i madh se i një dite më parë është vërejtur edhe në rastet e personave të kuruar.

Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786, derisa numri i rasteve aktive është rritur në 24 mijë e 939.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com