Sport Shqiptar

Vëllaznimi mirëpret në shtëpi Kushtrim Gashin

Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi, pas tre sezoneve në Suharekë pritet të rikthehet te Vëllaznimi i Gjakovës.

Menaxheri i këtij klubi, Besnik Gojani ka publikuar një fotografi me mesfushorin, duke e paralajmëruar një transferim të mundshëm.

“Kushtro mbas shumë viteve përsëri do të jemi në të njëjtën rrugë”, ka shkruar ai në Facebook.

Gashi me Ballkanin stinorin e kaluar bëri 27 paraqitje, 26 prej të cilave erdhën në Superligën e Kosovës.

Ai po ashtu arriti të shënojë një gol, duke e ndihmuar Ballkanin të shpallej kampion.

Mesfushori përveç që ka luajtur për Vëllaznimin e Gjakovës dhe Ballkanin, ai ka veshur edhe fanellën e Istogut./Shqip.com