Sport Shqiptar

Moment emocionues/ Brohorima e lot në sy, ja si e mori vesh Daku ftesën e Sylvinhos (VIDEO)

Ky është momenti kur Mirlind Daku mëson përmes ekranit të Supersport në DigitAlb se është ftuar nga trajneri i kombëtares Sylvinho.

Sulmuesi kuqezi ndodhet në shoqërinë e të afërmve të tij teksa po prezantoheshin emrat e atyre që do të udhëtojnë në Gjermani.

Sapo në ekran shfaqet emri i Dakut, është tjetër histori, shpërthen festa.

Për më shumë shihni VIDEON.

/Shqip.com