Rozë

Futbollisti Lirim Kastrati uron të dashurën për ditëlindje

Ditën e sotme feston ditëlindjen e dashura e futbollistit të njohur shqiptar, Lirim Kastratit, Angela Simac.

Me këtë rast nuk ka munguar një dedikim i veçantë nga ai për të dashurën me të cilën po shijon lidhjen prej më shumë se një vit.

Futbollisti ka hedhur një postim në InstaStory, ku shfaqet duke shkëmbyer puthje me partneren e tij kroate.

“Urime ditëlindjen jeta ime. Të dua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Lirimi dhe Angela, janë bërë prindër për herë të parë këtë vit, emrin e të cilës ende nuk e kanë zbuluar.

Duket se njohja e tyre nisi në Kroaci, meqenëse Kastrati është pjesë prej shumë vitesh e Dinamo Zagreb.