Sport Shqiptar

Fshati Mesdhetar zbukurohet me flamuj shtetërorë nga ekipi i Kosovës

Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës, Facebook

Orani i Algjerisë po frymon me ngjyrat Dardane.

Eipi i Kosovës është akomoduar në qytetin ku do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare.

Këto gara pritet të fillojnë zyrtarisht pas dy ditësh, në atë që do të jetë edicioni i 19-të i tyre.

Lexo edhe:
Distria Krasniqi kërkon medalje edhe në Lojërat mesdhetare

Lojërat Mesdhetare do të zgjasin deri më 6 korrik, dhe ekipet përfaqësuese tashmë kanë filluar të sistemohen.

Me arritjen e ekipit kosovar në qytetin e lashtë algjerian, ata tashmë veçse kanë filluar me zbukurimin e objektit ku po qëndrojnë me flamuj të shumtë të Kosovës.

Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës, Facebook

Në një fotografi të shpërndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ky i fundit falënderoi të gjithë ekipin për kontributin e dhënë për ta zbukuruar në mënyrë të tillë ndërtesën se ku po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar.

“Shtëpia jonë në Fshatin Mesdhetar #Oran2022

“Faleminderit gjithë ekipit kosovar për kontributin e dhënë në zbukurimin e ndërtesës”, ka shkruar KOK në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Përndryshe, ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. /Shqip.com