Sport Shqiptar

Distria Krasniqi kërkon medalje edhe në Lojërat mesdhetare

KOK ka prezantuar ekipin përfaqësues të Kosovës që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Në ceremoninë e prezantimit ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Komitetit Olimpikë, Ismet Krasniqi, së bashku me të gjithë atletët që do të marrin pjesë në këto gara.

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka thënë se do të kërkojë medalje edhe në Oran.

“Është gjithmonë kënaqësi të marrë pjesë në gara të tilla me sportistët tjerë të Kosovës. Është hera e dytë që marrë në këtë ngjarje. Herën e parë kemi pasur paraqitje të mira dhe jemi kthyer me katër medalje. Këtë vit shpresoj të kthehemi me medalje jo vetëm nga xhudoja por edhe sportet tjera”, ka thënë Krasniqi.

Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, do të mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Lista përbëhet nga xhudistja, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Bashkim Bajoku, Shpetim Bajoku, Patriot Behrami, Lorent Murati, Egzon Shala, Alban Sopa.

Kjo është hera e dytë që Kosova merre pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com