Franck Kessie – në “labirint”

Kontratën nuk e ka vazhduar ende.
Teksa, ofertat në drejtim të tij kanë vërshuar.
Franck Kessie ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Milanin – për ta djersitur fanelën edhe për disa vite në “San Siro”.
Mesfushorit i skadon kontrata në afatin kalimtar të verës dhe atëherë mund të largohet si futbollist i lirë.
Teksa – një insistim të madh për të siguruar shërbimet e tij e ka shprehur Barcelona – sipas Fabrizio Romanos.
“Franck Kessié ende nuk ka marrëveshje të plotë me asnjë klub. Barcelona është në kontakt me agjentin e tij që nga dhjetori, ata janë duke e pritur atë – Kessié nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij përfundimtare. Gara është ende e hapur, edhe klube të tjera të interesuara”, ka shkuar Romano në Facebook.
25 vjeçari është ndër futbollistët kryesorë të rosonerëve dhe mungesa e tij do linte një zbrazëti të madhe në mefushë.
Ai është paraqitur 18-të herë në këtë sezon të Series A, teksa ka shënuar pesë gola.
Kessie – në të kaluarën ka qenë pjesë e Cesenas – teksa Milanit i ishte bashkuar në formë huazimi – fillimisht në vitin 2017, teksa në vitin 2019 kuqezinjët arritën marrëveshje permanente me të. /Shqip.com