FOTOLAJM/ Mali i Dajtit sërish në flakë. Kush po tenton ta djegë me çdo kusht?
Nga Elton Kikia (Gazetar)
Dikush e ka nda mendjen që Mali i Dajtit të digjet këtë vit. Është e treta herë që flakët u shuan dhe papritur, sot rindizet zjarri prap. E habitshme është që për dy ditët e para zjarri është i izoluar, sa një “oxhak shtëpie tym”.
Dhe mund të fiket me një kovë ujë nga helikopteri dhe me 5 njerëz nga toka.
Por gjithmonë lihet që të vazhdojë. Nuk bëhet asnjë ndërhyrje derisa të hapet flaka me kilometra të tëra.
Pasi ka djegur më shumë se gjysmën e pyllit, diku nga dita e shtatë apo e tetë fillon te duket ndonjë helikopter.
Dora që e ndez ka rënë dakort me qeverinë, që ju do ta fikni vetëm pasi të jetë djegur mirë. Pastaj unë do ta ndez prap. Të djegë edhe gjysmën tjetër. Pastaj ju fikeni prap. Pastaj unë do ta ndez prapë.
Kështu i dalim në fund.
/Shqip.com
