Rozë Ndërkombëtar

Fotografohen në jetën reale SpongeBob dhe shoku i tij Patrick

SpongeBob Pantallonkatrori u bë një ndër filma e animuar më të preferuar në mbarë botën.

Që kur u prezantua për herë të parë në vitin 1999 ai ka pasur shikueshmëri të madhe.

Seriali i Nickelodeon ka si karaktere kryesore një sfungjer deti të verdhë me emrin Bob dhe shokun e tij të ngushtë, një yll deti që quhet Patrick dhe aventurat e tyre në Bikini Bottom.

Së fundmi shkencëtarët kanë fotografuar një sfungjer deti të verdhë dhe një yll deti rozë ndërsa qëndronin bashkë, gjatë kërkimeve në një shkëmb nënujor në Nju Jork.

 Ata  kanë bërë krahasimin e kësaj fotoje me personazhet e njohur të filmit vizatimor pasi që një gjë e tillë është e rrallë për tu gjetur.

Christopher Mah, shkencëtari që realizoi foton u shpreh se zakonisht i qëndron larg këtij masivi shkëmbor nën ujë, por tashmë jo më pasi ka gjetur SpongeBob Pantallonkatrorin dhe shoku i tij Patrick në jetën reale./SHQIP.com