Forcat e fundit të SHBA-së dhe NATO-s po largohen nga Afganistani
Publikuar:
(02.07.2021 09:27:49)
Forcat e fundit të SHBA dhe NATO janë larguar nga baza ajrore Bagram në Afganistan, epiqendra e luftës kundër Talibanëve dhe al-Kaidës për rreth 20 vjet.
Tërheqja mund të sinjalizojë se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është e afërt.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë që forcat amerikane do të largohen deri më 11 shtator.
Por tërheqja nga baza e shtrirë, në veri të Kabulit, vjen ndërsa kryengritësit Talibanë vazhdojnë të përparojnë në shumë pjesë të Afganistanit. /Shqip.com