Kulturë

Flori Mumajesi rikthehet në skenë për të festuar dy ngjarje me rëndësi për Shqipërinë

Këngëtari i njohur shqiptar, do të “rikthehet” në skenë në Tiranë më 28 korrik.

Artisti do të performojë në sheshin Skenderbej më 28 korrik, për të festuar dy ngjarje.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shkrimi në “Facebook”, i cili tha se vendi do të festojë për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-ShBA dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Flori do të jetë në shesh. Bashkë më 28 korrik me super koncertin në sheshin Skenderbej, për dy ngjarje speciale: 100 -vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama.

Flori Mumajesi është ndër këngëtarët më të dëgjuar në Shqipëri e Kosovë.