Lajme

Flet babai i Mrika Nikçit: Sulmuesi është person i njohur për qytetin e Pejës

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës. Alpinistja Mrika Nikçi është sulmuar seksualisht në qendër të qytetit të Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë alpinistja përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook.

Lexo edhe:
(Video): Alpinistja Mrika Nikçi sulmohet seksualisht në qendër të qytetit të Pejës

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës” ka shkruar Nikçi.

E babi i saj që po ashtu është alpinist, Arianit Nikçi lidhur me këtë rast në një prononcim për Shqip.com ka thënë se sulmuesi është person i njohur për qytetin e Pejës.

“Organet kompetente do të merren me personin, është zbuluar kryerësi, presim organet e kompetente me i ndërmarr veprimet e veta adekuate. Është person i njohur në qytetin e Pejës” ka thënë babi i Mrika Nikçit.

Nikçi është femra e parë shqiptare dhe femra më e re në botë që ka ngjitur të gjitha Shtatë majat.

Më 15 gusht 2019, kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, ajo u bë femra më e re në botë që ka ngjitur të gjitha Shtatë majat, së bashku me babai e saj Arianit Nikçi (alpinist shqiptar).

Ata e arritën këtë qëllim pas projektit të tyre Mrika Seven Summits./Shqip.com