Flet avokati i Cllevios: Është në gjendje të rënduar në burg
Rrahja në mes të Clevios dhe Noziyt po vazhdon që të jetë kryefjalë e mediave.
Në lidhje më këtë sherr ka reaguar edhe avokati i tij.
Ai u shpreh se Cllevio shkoi e Noizy për t’i kërkuar falje në lidhje me një sharje dhe ata e kanë goditur.
“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur”, u shpreh avokati.
Ndër tjera, avokati tregoi se Cllevio është i rënduar nga keqtrajtimi në burg.
Rikujtojmë se reperi në javën e kaluar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.
Madje ai është i dyshuar për vendosjen e një bombë në lokalin e Noziyt./SHQIP.com