Rozë

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla “thumbojnë” njëri-tjetrin

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ka disa javë që janë ndarë.

Lajmi fillimisht është konfirmuar nga Fisniku dhe me pas edhe nga Fjolla.

Megjithëse arsyeja nuk dihet ende, ndarja duket se nuk ka qenë aspak miqësore.

Të paktën këtë kanë nënkuptuar përmes postimeve në rrjete sociale.

Ata së fundmi kanë thumbuar njëri-tjetrin.

Mirëpo ajo që ra në sy ishte fjala “tradhtar” e Fjollës duke nënkuptuar se i referohet ish burrit.

”Urime 8 Marsin gra. Gjallëroni, vishuni dhe ndrequni. Një burrë tradhtar nuk ju duhet sen.”, ka shkruar Fjolla.

Dhe Syla duket se ka përcjellë një mesazh për Fjollën mes rreshtave që i ka dedikuar së ëmës.

“Një nënë dhe grua besnike dhe e ndershme është shtylla e shtëpisë dhe e ardhmja e ndritur e gjithë shoqërisë. Gëzuar 8 Marsin nëna ime, më e shtrenjta në botë. Urime edhe të gjitha grave, paqe, shëndet dhe lumturi në jetë.”/SHQIP.com