Sport Ndërkombëtar

Fitore tjetër për Bayernin, përsëri shënon Choupo-Moting

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munchen, ka vazhduar me paraqitje të mira. Sot si mysafire e Schalke 04, arritën të marrin pikët e plota.

Bavarezët shënuan fitore me rezultat 0:2, ku spikati përsëri sulmuesi në formë, Choupo-Moting.

Pjesa e parë u mbyllë me epërsi të skuadrës bavareze me rezultat 0-1. Golin e shënoi sulmuesi gjerman, Serge Gnabry.

Ndërsa në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar shënoi, Choupo Moting në minutën e 52-të.

Me fitoren e marr sot gjiganti gjerman, Bayern pozicionohen në vendin e parë me 34 pikë.

Kurse, Schalke 04 thellohen edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm nëntë pikë.

/Shqip.com