Rozë

Fisnik Syla ironizon me Fjolla Morinën

“Lufta” virtuale mes ish-çiftit Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ende nuk po mbaron.

Këta të dy janë të njohur për hedhjen e kunjave për njëri tjetrin që nga momenti që i dhanë fund lidhjes së tyre.

E tani së fundmi, Fisniku shihet duke bërë shaka me fjalët e Fjolla Morinës.

Fjolla Morina gjatë një interviste për “Libero” ka thyer heshtjen duke e konsideruar martesën me Fisnikun si “gabimin më të madh në jetë.”

“Njerëzit gabojnë, nuk do ta kisha bërë se ndonjëherë mendoj them jeta të përball me çfarë se pret. Njeriu mendon në mënyrë pozitive që gjithçka ka për të dalë, por ndryshojnë gjërat dhe nuk del si ti e mendon.” tha Fjolla.

“Filluan disa mosmarrëveshje dhe ishte më mirë me ardhur deri tek ndarja. Pastaj filloj xhelozia. Mendoj që ishte gabimi më i madh në jetë,” shtoi këngëtarja.

 Dhe në fund u pyet se nëse do të martohej sërish me Sylën, Fjolla Morina nuk u mendua dy herë teksa u shpreh: “Jo asnjëherë.”

E pas kësaj interviste, Fisniku publikoi një video në InstaStoryn e tij ku shumë fansa po dyshojnë se e ka pasur direkt për Fjollën.

“Mos vuj shumë”, ka shkruar ai duke e tekstin shoqëruar me një emoji duke qeshur. “Ka mbaruar gjithçka”, shton biznesmeni krahas videos ku dhe ndëgjohët kënga “Alkool” nga Yll Limani dhe Noizy.

Përndryshe, çifti i njohur ishin martuar para dy vitesh me një ceremoni private në Maldive./SHQIP.com